Kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin me Jorida Tabakun

16 qershor 2020 | 16:19

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka fituar gjyqin me ish-deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku për çështjen e Unazës së Re.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor e Tiranës e ka shpallur të martën Tabakun fajtore për akuzën e shpifjes ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjykata i ka kërkuar kësaj të fundit që krahas përgënjeshtrimit të shpifjeve, të paguajë edhe një gjobë prej 500 mijë lekësh, si dhe shpenzimet gjyqësore e avokatore.

Veliaj e paditi Tabakun për shpifje, pas deklaratave që ish-deputetja demokrate bëri nga selia e PD-së lidhur me çështjen e Unazës së Re, ku ajo kish deklaruar se projekti i Unazës së Madhe është një projekt korruptiv i Veliajt dhe kryeministrit Rama, duke i akuzuar ata për ndryshimin e planit për përfitime personale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav…