Kryediplomati gjerman, Kosovës dhe Serbisë: Zbatojeni marrëveshjen e Ohrit

18 nëntor 2025 | 16:21

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të marrin hapa drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Ai nga Kosova ka kërkuar që të merren hapat e nevojshëm për themelimin e Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se marrëveshja e Ohrit i përmban të gjitha elementet për normalizim, andaj edhe duhet të zbatohet “shpejt dhe në plotëni”.

“Gjermania e mbështet dialogun për normalizim, të udhëhequr nga BE-ja. Ky proces ka ngecur në kohët e fundit. Është e rëndësishme që këtu shumë shpejt duhet të ketë përparim konkret. Marrëveshja e Ohrit, e cila i përmban të gjitha elementet relevante për normalizim, duhet të zbatohet shpejt dhe në plotëni. Këtë e presim ne nga të dyja palët. Për këtë nevojitet më shumë angazhim, si nga Kosova njëjtë edhe nga Serbia. Për Kosovën, kjo nënkupton p.sh të ndërmarrë hapat e nevojshëm për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë ai në konferencë të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka…