Kryediplomati grek takohet me Lajçakun, ja për çfarë biseduan

24 janar 2022 | 11:13

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias është takuar me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Dendias sot po merr pjesë në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, ndërsa ka shfrytëzuar rastin që të takohet edhe me ndërmjetësin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka shprehur mbështetjen për përpjekjet e Lajçak për arritjen e një marrëveshjeje mes dy palëve.

“Gjatë një takimi në margjinat e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, diskutova me përfaqësuesin special, Miroslav Lajçak situatën aktuale dhe rrugën përpara në Dialogun Beograd-Prishtinë dhe përsërita mbështetjen e vendosur të Greqisë për përpjekjet e tij për të arritur përparim në marrëdhëniet midis dy palëve”, ka shkruar Dendias në llogarinë e vet në “Twitter”.

Takimi i Dendias me Lajçakun vjen pas vizitës së kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvalla në Athinë javën e kaluar, nga ku ka thënë se njohja e Kosovës nga Greqia do të përbënte një hap historik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Melburn të Australisë po zhvillohen sfidat e fundit të…