Kryediplomati grek viziton Kosovën
04 qershor 2021
| 08:58
Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, do të jetë sot për një vizitë në Kosovë.
Gjatë kësaj vizite kryediplomati grek fillimisht do të takohet me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Pas takimit Gërvalla dhe Dendias do të mbajnë konferencë për medie.
Kryediplomati grek do të takohet edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.



