Kryediplomati grek viziton Kosovën

19 dhjetor 2022 | 23:38

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, të martën do ta vizitojë Kosovën.

Kështu ka njoftuar Ministria e Jashtme dhe Diasporës.

Atë do ta pres ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Gërvalla dhe Dendias, do të kenë adresim për media me të përfunduar agjendën e tyre të takimeve.

Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka thënë se KFOR’i…