
Kryediplomati i Bosnjës arrin në Kosovë me ftesë të presidentes Osmani, e mirëpret Donika Kadaj
01 qershor 2025
| 21:18
Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin Konaković, ka mbërritur sot në Kosovë me ftesë zyrtare të Presidentes Vjosa Osmani.
Ministrin bosnjës është pritur nga këshilltarja e presidentes, Donika Kadaj-Bujupi.
Vizita e tij realizohet në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili po mbahet në Prishtinë nën udhëheqjen e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Bosnja dhe Hercegovina mbetet ndër shtetet e pakta në rajon që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.