Kryediplomati i Ukrainës: S’ka asnjë përparim për armëpushim

10 mars 2022 | 11:55

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se në takim nuk ua arrit ndonjë përparim sa i takon armëpushimit.

Ministri Kuleba, ka thënë se shpreson se Rusia do të lejojë funksionimin e korridoreve humanitare.

Ai ka thënë se është i gatshëm për takime të tjera në të ardhmen.

“Dua ta përsëris se Ukraina nuk do që të dorëzohet dhe nuk do të dorëzohet”, ka thënë ai.

Ndërkohë ministri i Jashtëm rus, Sergeri Lavrov, ka thënë se Rusia është e gatshme të diskutojë me Ukrainën për garanci në çështje të sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të vizitave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës…