Kryediplomati shqiptar: Protesta e studentëve për gjuhën shqipe në RMV e drejtë, mos të politizohet

06 prill 2026 | 12:57

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, tha se protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut për provimin në gjuhën shqipe, është “e drejtë dhe legjitime”.

Sipas tij, përdorimi i gjuhës amtare është e drejtë themelore dhe se çështja duhet adresuar me seriozitet institucional.

“Përdorimi i gjuhës #amëtare është një e drejtë themelore, e garantuar nga #Kushtetuta e #Maqedonisë së Veriut dhe Ligji për Përdorimin e #Gjuhëve, e cila nuk mund dhe nuk duhet të ngushtohet apo vonohet nga asnjë procedurë. Nëse procedurat rezultojnë të mangëta apo të paqarta, është detyrim institucional që të gjenden zgjidhje të drejta dhe të qëndrueshme.”

Hoxha është shprehur se kjo temë duhet të mbahet larg politikës dhe të adresohet bazuar në mekanizmat që çojnë drejt një zgjidhjeje.

“Kjo është një çështje që kërkon trajtim të matur dhe të përgjegjshëm, larg çdo përpjekjeje për #politizim. Ajo duhet adresuar me seriozitet institucional dhe në frymën e respektimit të të drejtave themelore. Demokracitë jo vetëm që kanë mekanizmat, por edhe pjekurinë e nevojshme për të gjetur zgjidhje ku harmonizohen shteti ligjor, legjislacioni dhe të drejtat e qytetarëve. Studentët meritojnë përgëzim për angazhimin qytetar dhe mënyrën demokratike me të cilën kanë artikuluar kërkesën e tyre. Kjo kërkon një përgjigje me të njëjtin standard #përgjegjshmërie, përmes dialogut konstruktiv dhe zgjidhjeve që respektojnë plotësisht të drejtat e garantuara”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës, ka arrestuar një zyrtar policor nën…