Kryediplomati sirian shkruan për “njohjen e Kosovës nën kujdesin e Arabisë Saudite dhe mbështetjen e Turqisë”

29 tetor 2025 | 22:17

Ministri i Jashtëm i Sirisë, Asaad Hassan Al-Shaibani, ka shkruar në “X” për njohjen e Kosovës nga Siria.

Kryediplomati sirian tha se njohja u bë nën patronazhin e Arabisë Saudite dhe me mbështetjen e Turqisë.

“Nën patronazhin e Arabisë Saudite dhe me mbështetjen e Turqisë, Republika Arabe Siriane njoftoi njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur, duke riafirmuar respektin për sovranitetin dhe të drejtën e popujve për vetëvendosje”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Amerikan Donald Trump për…