
Kryediplomati ukrainas: Nëse dështon diplomacia, luftojmë për çdo pëllëmbë të tokës
23 shkurt 2022
| 08:36
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha të martën se kombi i tij ka dy plane: diplomacinë dhe, nëse kjo dështon, të luftojë për ta mbrojtur veten.
“Plani A është të përdorë çdo mjet të diplomacisë për të penguar Rusinë dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm”, tha Kuleba në një konferencë shtypi së bashku me Sekretarin e Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Dhe nëse kjo dështon, plani B është të luftojmë për çdo pëllëmbë të tokës sonë, në çdo qytet dhe çdo fshat – të luftojmë derisa të fitojmë, natyrisht,” tha ai.
Kuleba tha se Ukraina nuk ka plane të evakuojë Mariupolin dhe Kharkivin në Ukrainën lindore.