Kryediplomatja britanike: Ekzistojnë prova të fuqishme se Putini është kriminel lufte

17 mars 2022 | 16:00

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka thënë se “ekzistojnë prova të fuqishme” se presidenti rus, Vladimir Putin është “kriminel lufte”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka përshkruar liderin rus si të tillë, deklaratë që mund të përshkallëzojë marrëdhëniet diplomatike edhe më shumë.

Truss ka thënë për transmetuesin britanik, “BBC” se nuk mendon që është gabim deklarata e Bidenit.

“Ka prova shumë, shumë të fuqishme se ai është. Ka prova shumë, shumë të fuqishme se krimet e luftës janë kryer, dhe se Vladimir Putin është mbrapa tyre. Është detyrë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale të vendosë se kush është e kush jo kriminel lufte dhe gjëja më e mirë që mund të bëjmë tani është që të dërgojmë prova, diçka që jemi duke bërë”, ka thënë Truss. /Rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bora Zemani dhe Donald Veshaj vazhdojnë të jenë dyshja më…