Kryediplomatja e Kosovës: Uniteti politik shqiptar në Luginë të Preshevës, i rëndësisë historike

21 qershor 2020 | 14:24

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stubulla, duke folur për zgjedhjet parlamentare në Serbi, ka thënë se uniteti politik shqiptar në Luginën e Preshevës ka rëndësi historike.

Ajo ka theksuar se dalja e dalja e shqiptarëve të Luginës për të votuar listën e përbashkët të tyre, është detyra parësore për avancimin e idealeve kombëtare dhe realizimin e të drejtave shtetërore, raporton “Epoka e re”.

“Përkrahja dhe rreshtimi pas Koalicionit të Luginës së Bashkuar sot bëhet si një pikënisje shembull për unitetin e faktorit politik shqiptar në rajon e kudo në botë. Dalja e shqiptarëve të Luginës për të votuar listën e përbashkët të tyre sot, është detyra parësore për avancimin e idealeve tona kombëtare dhe realizimin e të drejtave shtetërore. Nga zemra, u uroj sukses të gjithë bashkëkombësve sot!”, ka shkruar Haradinaj-Stubulla në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është i përgatitur të…