Kryediplomatja e Kosovës uron popullin e Singaporit për Ditën Kombëtare

09 gusht 2020 | 13:08

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Singaporit me rastin e Ditës Kombëtare.

Duke shprehur urime të përzemërta për këtë shtet mik aziatik, ajo ka thënë ë se Republika e Kosovës do të angazhohet për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Republikën e Singaporit.

Më 1 dhjetor 2016, Republika e Singaporit formalizoi njohjen e pavarësisë së Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008 dhe të njohur nga 116 vende sovrane, përfshirë shtetet me demokraci dhe ekonomi më të zhvilluar në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ylber Çitaku Dëshmorë e martirë, gjeneralë e komandant, ushtarë…