
Kryediplomatja e Kosovës, vizitë zyrtare në Gjermani
02 nëntor 2020
| 11:39
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, me ftesë të homologut gjerman, Heiko Maas.
Sot Haradinaj-Stublla do të takojë zyrtarë të lartë nga Zyra e Kancelares, Ministria Federale për Punë të Brendshme dhe Ministria Federale e Komunikacionit/Transportit dhe Digjitalizimit.
Ndërsa nesër do të pritet nga homologu i saj, ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas.
Kryediplomatja, në takimet që do të zhvillojë në Berlin me autoritetet e larta të Gjermanisë, do të diskutojë marrëdhëniet bilaterale me Gjermaninë, dialogun Kosovë-Serbi, dhe zhvillimet politike në rajon.