Kryediplomatja e Shqipërisë: Maqedonia e Veriut ta respektojë shqipen, identitetin etnik dhe përfaqësimin e drejtë pa asnjë ekuivok

22 dhjetor 2025 | 16:03

Respektimi i gjuhës shqipe, identitetit etnik dhe përfaqësimit të drejtë duhet të zbatohet plotësisht dhe pa asnjë ekuivok, ishte mesazhi i ministres së Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj në Shkup.

Ajo ka theksuar se Shqipëria mirëpret dhe inkurajon zbatimin konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit, raporton “Alsat-M”.

“Mbi të gjitha, Marrëveshja e Ohrit është standard barazie reale në të drejta, përfaqësim dhe dinjitet. Respektimi i gjuhës shqipe, i identitetit etnik dhe përfaqësimit të drejtë janë detyrime që duhen zbatuar plotësisht dhe pa ekuivokë”, ka thënë Spiropali.

Më tutje, ajo ka thënë se Shqipëria e mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, jo vetëm si vend fqinj, por edhe për shkak të komunitetit shqiptar, i cili përbën rreth 30 për qind të popullsisë.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka paralajmëruar për rrezikun e rritjes së “euro-pesimizmit” në shoqëri.

“Ekziston një grup qytetarësh që besojnë në të ardhmen evropiane, por nuk janë të bindur se Evropa do t’i hapë dyert për ne”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja dhe aktorja 34-vjeçare ndau në InstaStory disa momente nga…