
Kryediplomatja e Shqipërisë mirëpret vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael
01 shkurt 2021
| 17:09
Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka përshëndetur vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Izraelit.
Me këtë rast, Xhaçka ka thënë se rajoni është sot më i sigurt dhe i qëndrueshëm.
“Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit është një tjetër konfirmim se Kosova shtet është një realitet i patjetërsueshëm. Rajoni ynë është sot më i sigurt dhe i qëndrueshëm. Kjo ngjarje historike konfirmon edhe njëherë miqësinë midis dy kombeve shqiptaro-izraelite. Mirënjohje dhe falënderim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të gjithë mbështetjen!”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.