
Kryediplomatja finlandeze nuk i takoi Kurtin e Gërvallën
16 shtator 2025
| 17:12
Kryesuesja e OSBE-së, njëherit edhe ministre e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, sot është takuar me presidenten Osmani, me të cilën kanë mbajtur konferencë për media pas takimit.
Ajo është pyetur nga gazetarët se pse nuk është takuar me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe ministren në detyrë të Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, por nuk është përgjigjur.
Ajo ka thënë se shpresojnë “fuqimisht që shumë shpejt do të ketë një zgjidhje për ngërçin në Kuvend dhe Qeveri”.
Në media është raportuar se shefi i zyrës së BE’së në Kosovë, Aivo Orav, u ka kërkuar zyrtarisht institucioneve dhe diplomacisë europiane të shmangin takimet me qeveritarët në detyrë.