Kryediplomatja gjermane: Zgjerimi i BE-së, domosdoshmëri gjeopolitike – ‘zonat gri’ në Ballkan janë shumë të rrezikshme

29 prill 2024 | 11:51

Annalena Baerbock, ministrja e Jashtme e Gjermanisë, në një opinion të publikuar në faqen e Zyrës për Punë të Jashtme të Gjermanisë, ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është domosdoshmëri gjeopolitike, e se “zonat gri” politike dhe gjeografike në Ballkan apo në lindje të BE-së janë shumë të rrezikshme, dhe se siç thotë ajo BE-ja nuk mund të përballojë zona të tilla gri, “pasi për Putinin ato janë një ftesë për të ndërhyrë dhe destabilizuar”.

Kryediplomatja gjermane ka deklaruar se nuk mund të humbet mundësia që BE-ja të bëhet më e madhe dhe e fortë, dhe se është e hapur për anëtarë të rinj.

“Bashkimi Evropian qëndron për lirinë, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Ashtu si 20 vjet më parë, edhe një herë sot miliona evropianë shohin një mundësi dhe një premtim për t’u bërë qytetarë të BE-së . Dhe ne nuk mund të lejojmë edhe një herë të bëjmë një brez të tërë të ulet në dhomën e pritjes së BE-së , si në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne nuk duhet të humbasim mundësinë për ta bërë Bashkimin tonë më të madh dhe më të fortë – dhe për këtë arsye edhe më të sigurt. Unioni ynë i paqes dhe lirisë është i hapur për anëtarë të rinj”, ka deklaruar ajo.

Më tutje, ajo ka thënë se në mënyrë që anëtarësimi i vendeve të tjerë në Union të jetë i suksesshëm, BE-ja duhet të jetë e aftë të ndërmarrë veprime si brenda po ashtu edhe jashtë.

“Megjithatë, në mënyrë që anëtarësimi i vendeve të tjera në Union të jetë i suksesshëm, ne duhet të sigurojmë që BE-ja të mbetet e aftë për të ndërmarrë veprime si brenda ashtu edhe jashtë. Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë BE-në tonë me gjithë vendosmërinë e duhur për këtë qëllim. Edhe nëse kemi debate intensive rreth asaj se si herë pas here – siç pritet në një familje të madhe. Përvoja e pasur e anëtarëve të BE-së që i janë bashkuar Unionit që nga viti 2004, vende që zotëruan me sukses një proces të gjatë transformimi, është veçanërisht e vlefshme këtu”, ka thënë Bearbock.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa organizata të shoqërisë civile kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve…