Kryediplomatja shqiptare pritet në Jerusalem nga homologu i saj izraelit: Riafirmuam miqësinë e qëndrueshme Shqipëri – Izrael

23 tetor 2025 | 16:39

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë është pritur në Jerusalem nga ministri i Jashtëm i Izraelit.

Me Gideon Sa’ar, Elisa Spiropali, ka thënë se kanë riafirmuar miqësinë e qëndrueshme Shqipëri-Izrael.

🇦🇱🇮🇱Jeruzalem, Izrael – Një vend ku historia dhe e ardhmja takohen në të njëjtën faqe. Në pritjen e Ministrit të Jashtëm Gideon Sa’ar, riafirmuam miqësinë e qëndrueshme që lidh Shqipërinë dhe Izraelin, një marrëdhënie e ndërtuar mbi respekt të ndërsjellë, kujtesë historike dhe vizion të përbashkët për të ardhmen”.

“Marrëveshja e paqes që shënon një kapitull të ri të stabilitetit dhe sigurisë në rajon, hap një perspektivë të gjerë bashkëpunimi në fusha si siguria kibernetike, inovacioni, shëndetësia dhe edukimi”, ka shkruar Spiropali në “Facebook”.

Kryediplomatja shqiptare tha se “Shqipëria dhe Izraeli mbeten partnerë të vendosur në përpjekjen për paqe, zhvillim dhe bashkëpunim ndërmjet kombeve tona”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë perona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident komunikacioni…