Kryeinfermierja e Pulmologjisë infektohet me Covid-19

11 gusht 2020 | 11:53

Kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, Arta Sejdiu, ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar nuk ka simptoma të rënda, duke i ftuar të gjithë që të kenë kujdes nga Covid-19.

“Të nderuar miq e familjar! Unë sot rezultova pozitiv në testin Covid! S’jam pa shenja, por nuk jam edhe me shenja të renda. Shpresoj t’ia dalë lehtë! Unë do të respektoj të gjithë, do të izolohem, e edhe nëse përkeqësohem, nuk do të dalë derisa të vijë autoambulanca të më marrë! Andaj, duke ju ruajtur juve, do t’a ruaj edhe veten! Ju kisha lutë të keni konsideratë ndaj gjendjes sime, telefonatat po me shqetësojnë!”, ka shkruar ajo

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashiani dhe Kanye West kanë qenë shumë të komentuar…