Kryekuvendarja Haxhiu nuk flet për vendimin e Kushtetueses
26 mars 2026
| 14:09
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka refuzuar të flasë lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
“Jo këtu, të lutem”, citohet të ketë thënë Haxhiu kur është pyetur rreth vendimit të Kushtetueses.
Kujtojmë se Kushtetuesja u ka dhënë afat edhe 34 ditë deputetëve për të zgjedhur presidentin e ri, dhe nëse kjo nuk arrihet, brenda 45 ditëve duhet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.



