Kryemadhi: Nëse do isha në vend të Metës do e dekretoja Ramën

17 janar 2019 | 22:18

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se nëse ajo do të ishte në vend të Presidenti Meta do ta dekretonte Ramën në këtë post.

Ajo sqaroi se do ta bënte një gjë të tillë, pasi siç shprehet ajo do të shikonte një reaksion brenda PS, pasi përveçse Braçes dhe Majkos, partia që sot qeveris vendin do të mbetet e papërfaqësuar. Kështu deklaroi ajo e ftuar në studion e “Open”.

Por, siç thotë Kryemadhi, ajo ndryshon me Metën, pasi nëse ajo është më e drejtpërdrejtë, Presidenti zbaton me përpikmëri ligjin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën në Prishtinë do të hapet një ekspozitë e…