Kryeministër më të dobët se Kurti nuk kam parë

27 maj 2020 | 22:23

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se kryeministër më të dobët se Albin Kurti nuk ka parë që nga periudha 2001 e tutje në Kosovë.

“Kryeministër më të dobët se Kurti nuk kam parë, pra më të papërgjegjshëm dhe i paditur nuk ka pasur ky vend nga periudha 2001 e tutje”, ka thënë presidenti në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Presidenti Thaçi ka thënë se vendimi i tij për të mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër është i drejtë.

Ai ka thënë se do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Konfirmoj sonte para qytetarëve se sikurse kam respektuar deri më sot ligjet e vendit tim do ta respektojë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar…