
Kryeministri britanik pritet me ceremoni shtetërore nga Rama
15 maj 2025
| 11:39
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur sot me ceremoni shtetërore kryeministrin britanik, Keir Starmer.
Kjo është hera e parë që në Shqipëri, një kryeminisëri britanik zhvillon vizitë zyrtare në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.
Vizitën në Shqipëri kryeministri Starmer fillimisht e nisi në portin e Durrësit.