Kryeministri Haradinaj: Deri në fund të vitit hiqen vizat

11 maj 2018 | 10:56

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur optimist së liberalizimi i vizave do të ndodhë në këtë vit.

Ai ka thënë se në qershor Kosova pritet ta marrë rekomandimin për heqjen e vizave.

“Në fund të vitit besoj se hiqen vizat. Presim që në qershor të jepet rekomandimi”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa duke komentuar deklaratën e zëvendëspresidentit të Parlamentit Evropian, Rainer Weiland, i cili ka kërkuar nga liderët e Kosovës që të mos jap datë për viza, Haradinaj ka thënë se një kërkesë e tillë ishte që politikanët e vendit tonë të fokusohen në punë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është takuar me…