
Kryeministri Hoti dhe delegacioni i tij shkojnë me autobus në Tiranë
Mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të mbahet sot (e premte) në Tiranë. Delegacioni i Kosovës do të udhëtojë drejt Tiranës me autobus, dhe jo me makina zyrtare.
Ndërkohë që është bërë zyrtare edhe agjenda.
AGJENDA E MBLEDHJES SË DY QEVERIVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË KOSOVËS
11.00 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve
(Vendi: Pallati i Kongreseve, Tiranë)
Delegacionet e dy Qeverive rreshtohen sipas Ceremonialit përkatës nga Protokolli i Shtetit
11.15 – Mbërritja e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit
Në mbërritje, Kryeministri i Republikës së Kosovës mirëpritet nga Z. Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë
Vijohet me luajtjen e himneve kombëtare dhe nderimet ushtarake nga Truproja e Nderit e Republikës së Shqipërisë
11.30 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë
(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë (10 min)
Fjalë e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim (2 min)
Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar
12.45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
Gjuha e punës: Shqip
13.30 – Foto e përbashkët (Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)