
Kryeministri Hoti më 3 korrik e viziton Shqipërinë
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, më 3 korrik do ta vizitojë Republikën e Shqipërisë.
Lajmi është bërë me dije në takimin që pati kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me kryeministrin Hoti.
“Kryeministri Rama e ftoi kryeministrin Hoti për një vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila pritet të realizohet këtë të premte, më 3 korrik 2020”, është bërë me dije në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka filluar sot vizitën dyditore në Kosovë.
Ai sot është takuar me presidentin Hashim Thaçi, me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, atë të PDK-së Kadri Veseli dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Ndërkaq nesër pritet të ketë takim me liderët e tjerë partiakë.
(M.Q / Epoka e re)