Kryeministri Hoti po dëshmon se ka guxim dhe vendosmëri t’i luftojë krimin dhe korrupsionin

27 tetor 2020 | 22:34

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Avdullah Hoti sa i përket luftimit të korrupsionit në vend, raporton “Epoka e re”.

Mustafa përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se kryeministri Hoti po dëshmon se ka guxim dhe vendosmëri ta luftojë krimin dhe korrupsionin.

“Kryeministri Hoti po e dëshmon se ka guxim dhe vendosshmëri ta luftojë krimin dhe korrupsionin. Është i dijshëm dhe i pakorruptuar andaj edhe i pavarur dhe pashantazhueshëm në marrjen e vendimeve të forta. Thirrja në mekanizma kushtetues dhe ligjor për ta luftuar krimin, mund të mos i pëlqej dikuj, por jam i bindur se është e vetmja rrugë për një njeri të pastër, si kryeministri Hoti”, ka shkruar Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar Armend Muja për emisionin “Debat Plus” në RTV…