Kryeministri Hoti premton mbështetje për Telekomin

10 gusht 2020 | 12:14

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Telekomi i Kosovës do ta ketë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se sot ka pasur një takim virtual së bashku me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe anëtarët e bordit të Telekomit, për të biseduar për gjendjen e kësaj ndërmarrje.

Ai ka thënë se së shpejti do të diskutohet edhe plani për rimëkëmbjen, i cili po përgatitet nga Bordi i Telekomit.

“Telekomi do ta ketë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës Bashkë me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, sot kemi zhvilluar takim virtual me anëtarët e Bordit të Telekomit, me të cilët biseduam për gjendjen e përgjithshme në këtë ndërmarrje. Qeveria e Kosovës, si aksionar, do ta mbështesë këtë ndërmarrje me interes strategjik për vendin dhe shumë shpejt do të diskutohet edhe plani për rimëkëmbjen, i cili është duke u përgatitur nga Bordi i Telekomit”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi e ka rikthyer interesimin për yllin e Juventusit,…