Kryeministri Hoti takoi përfaqësuesit e komunitetit të biznesit

11 nëntor 2020 | 11:40

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar sot përfaqësuesit e komunitetit të biznesit.

Takimi kishte karakter konsultativ dhe informues, para masave të reja për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid 19, të cilat sot pritet të bëhen publike, raporton “Epoka e re”.

Masat e reja janë propozuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në përputhje me protokollet e përdorura në vende te BE-së, konform gjendjes pandemike në vend.

Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit e falënderuan kryeministrin Hoti për mbështetjen e deritanishme financiare, në vlerë prej 60 milionë euro dhe shprehën mirëkuptim për masat e reja.

Por nënvizuan nevojën e vazhdimit të mbështetjes nga ana e qeverisë për këtë komunitet.

Në takim u theksua nevoja e vazhdimit të punës së Grupit Koordinues për të menaxhuar situatën me pandeminë Covid-19, në të cilin pjesëmarrës janë odat ekonomike, anëtarë të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rexhep…