
Kryeministri i Hungarisë uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të takohemi në Samitin historik në Tiranë
14 maj 2025
| 11:33
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka uruar homologun e tij shqiptar, Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj.
Në një postim në platformën “X”, Orbani e ka cilësuar rezultatin si një fitore bindëse dhe ka shprehur dëshirën për ta takuar Ramën në Tiranë, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian që pritet të mbahet këtë të premte.
“Urime kryeministrit Edi Rama për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. I dashur Edi, mezi pres t’ju shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të jetë një Samit historik i EPC-së”, ka thënë Orbani.