Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, uron Avdullah Hotin

05 qershor 2020 | 20:18

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pranuar letër urimi nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, me rastin e marrjes së detyrës në krye të ekzekutivit.

Kryeministri Orban ka theksuar se Hungaria mbetet e përkushtuar që të mbështesë përpjekjet që synojnë integrimin e Republikës së Kosovës në institucionet evropiane duke garantuar se Hungaria do të vazhdojë të punojë në thellimin e tregtisë tonë bilaterale me përfitime reciproke, investimet dhe marrëdhëniet edukative sa më shumë që është e mundur.

Letra e plotë e kryeministrit Orban:

I nderuar Kryeministër,

Më lejoni që të ofroj urimet e mia më të sinqerta për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Jam mirënjohës që marrëdhëniet tona bilaterale ekonomike dhe politike janë zhvilluar vazhdimisht gjatë viteve të fundit.

Hungaria mbetet e përkushtuar që të mbështesë përpjekjet tuaja që synojnë integrimin e Republikës së Kosovës në institucionet evropiane. Ju garantoj se Hungaria do të vazhdojë të punojë në thellimin e tregtisë tonë bilaterale me përfitime reciproke, investimet dhe marrëdhëniet edukative sa më shumë që është e mundur.

Shkëlqesi, duke ju uruar shëndet dhe sukses në detyrën tuaj me shumë përgjegjësi, ju lutemi pranoni konsideratat e mia më të larta.

Me respekt,

Viktor Orban

Kryeministër i Hungarisë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Zemaj duke folur për situatën rreth pandemisë…