Kryeministri i Irlandës njofton se do të japë dorëheqje

20 mars 2024 | 14:29

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, do të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë dhe nga pozita e kryeministrit porsa të zgjedhet pasardhësi i tij në parti.

Duke e njoftuar dorëheqjen, Varadkari e ka përshkruar udhëheqjen e vendit të vet si “kohën më përmbushëse të jetës”, raporton televizioni “BBC”.

Ai është bërë kryeministri më i ri i Irlandës më 2017, kur e ka marrë udhëheqjen e partisë Fine Gael.

Tash për tash ai e udhëheqë koalicionin qeveritar në Dublin, bashkë me Fianna Fail dhe Partinë e Gjelbër.

Duke folur nga shkallët e ndërtesës qeveritare të mërkurën në Dublin, kryeministri  ka thënë se e ka “çuar Irlandën nga papunësia drejt punësimit të plotë, nga deficiti buxhetor në tepricë buxhetore, nga masat shtrënguese në prosperitet”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se Kombëtarja e…