Kryeministri i Italisë drejt dorëheqjes

25 janar 2021 | 11:33

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, është afër dorëheqjes. Conte synon që të prish koalicionin e tanishëm dhe të formojë një qeveri me shumicë më të gjerë për të pasur një qeverisje më të qëndrueshme.

Mediat italiane shkruajnë se Kryeministri ka bërë gati letrën e dorëheqjes dhe rrëzimi i qeverisë është vetëm pak orë larg. “Qëllimi im është të gjej një marrëveshje që jep një perspektivë të qartë politike për të qeverisur deri në fund të legjislacionit”, mësohet të ketë thënë shefi i qeverisë italiane.

Pas dorëheqjes Conte pritet që të bashkohet me një koalicion të ri dhe të bashkohet me deputetët e qendrës së djathtë. Lidhur me raportimet në media ende nuk ka një koment nga zyra e Kryeministrit.

Qeveria e Conte prej kohësh është në krizë, pasi partia aleate Italia Viva e drejtuar nga Matteo Renzi tërhoqi ministrat pak ditë më parë pasi kishte kritika për trajtimin e krizës së koronavirusit.

Megjithëse qeveria e drejtuar nga Giuseppe Conte arriti që të fitonte sërish votëbesimin në Parlament, por shumica qeverisëse mbetet sërish shumë e brishtë. Nga ana tjetër mendohet se në Itali do të krijohet një qeveri e “sigurisë kombëtare”, e cila do të drejtojë punët e shtetit deri në fund të krizës së Covid-19./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo mund të jetë 51-vjeçe, por me lëkurën e lëmuar,…