
Kryeministri i Kanadasë merr vaksinën AstraZeneca
24 prill 2021
| 11:30
Kryeministri i Kanadasë dhe gruaja e tij, Sophie Gregoire Trudeau, morën dozat e para të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19.
“Unë jam shumë i ngazëllyer”, tha Trudeau, duke shkuar i pari për të marrë vaksinën e tij, raporton CTV news.
Përpara vaksinave të tyre, të cilat u administruan në një farmaci lokale jo shumë larg Parlamentit Kanadez, Trudeau tha se çifti “po priste me padurim” atë.
Rreth 11.4 milionë kanadezë kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine të autorizuar Covid-19.