Kryeministri i Pakistanit kërkon që gratë të mbulohen

08 prill 2021 | 14:59

Gratë dhe aktivistët e të drejtave të Pakistanit kanë akuzuar kryeministrin Imran Khan për injorancë, pasi ai i akuzoi ato se janë shkaktare të rritjes së rasteve të përdhunimit.

Gjatë një interviste, Khan tha se një rritje e përdhunimeve tregonte pasojat në çdo shoqëri ku vulgariteti është në rritje. Kryeministri kërkoi që ato të vishen në mënyrë që burrat të mos tundohen për të kryer akte të tilla.

Një peticion është ndërmarrë në të gjithë vendin pas komenteve të tij që sipas grave janë të pandjeshme dhe të rrezikshme. Edhe Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Pakistan i ka bërë thirrje Khan që të tërheqë fjalët.

“Faji qëndron vetëm tek përdhunuesi dhe sistemi që e mundëson dhunuesin”, kanë bërë të ditura gratë aktiviste. Pakistani është një vend thellësisht konservator ku viktimat e abuzimit seksual shpesh shihen me dyshim dhe ankesat penale rrallë hetohen seriozisht.

Pjesa më e madhe e vendit jeton nën një kod nderi ku gratë që i sjellin turp familjes mund t’i nënshtrohen dhunës ose vrasjes. Rregullisht renditet ndër vendet më të këqija në botë për barazinë gjinore.

Protestat mbarëkombëtare shpërthyen vitin e kaluar kur një shef policie përdhunoi një grua në sy të fëmijëve të saj në një autostradë në Pakistan. Vitin e kaluar, Khan u kritikua pas një paraqitjeje tjetër televizive. Khan tha gjithashtu se rritja e divorceve në Britani vjen nga kultura e seksit, drogës dhe rock and roll edhe pse ai vetë është dy herë i divorcuar dhe kur jetonte në Londër, njihej si ‘playboy’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mbështetur bashkëveprimtarin e…