Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni, Rama poston foton e Talat Xhaferit me Ali Ahmetin: Arritje historike…

27 janar 2024 | 17:14

Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Rama poston foton e Talat Xhaferit me Ali Ahmetin

Edi Rama: Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet…

Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë!

E duke parë foton bashkëngjitur të një tjetër arritjeje historike të lidershipit të Ali Ahmetit, m’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh, “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”; kjo do të ishte diçiturë perfekte për këtë foto:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Francezi Bernard Arnault, president dhe CEO i kompanisë globale të…