Kryeministri i Spanjës ashpërson pozicionin e tij ndaj Katalonisë

14 prill 2019 | 17:16

Vetëm dy javë para zgjedhjeve kombëtare, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez është zotuar se do të veprojë “me forcë” kundër çdo përpjekjeje të separatistëve katalanas për të shpallur pavarësinë nga Spanja, siç bën më 2017.

Tentimi i dështuar i Katalonisë për t’u ndarë nga Spanja dhe qasja e Madridit zyrtar karshi këtij rajoni, është bërë temë përcaktuese për zgjedhjet që pritet të mbahen më 28 prill, në të cilat, sipas sondazheve, një koalicion i partive të krahut të djathtë dhe partitë sindikale mund të marrin shumicën e ulëseve në Parlament.

“Nëse shohim se ligjet dhe Kushtetuta, ose statusi autonom i Katalonisë sërish shkelen, Qeveria që unë udhëheq do të veprojë me forcë dhe proporcion kundër çdo sfide”, ka thënë Sanchezi për të përditshme Hoy, transmeton “Reuters”.

Nëse një gjë e tillë ndodh, Sanchezi ka sugjeruar se ai mund marr në dorë pushtetin në Katalonisë, ashtu siç kishte vepruar ish-kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, i cili e kishte marrë përsipër udhëheqjen e qeverisë rajonale, gjatë krizës më 2017, kur ky rajon e pati shpallur njëanshëm pavarësinë.

“Është nen i Kushtetutës dhe ne jemi një Qeveri që e respektojmë Kushtetutën dhe do të sigurohemi për këtë”, ka thënë Sanchezi, kur është pyetur nëse do të përdorte fuqitë që ia jep neni 155 i Kushtetutës, për të marrë përsipër qeverisjen e rajonit të Katalonisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritja e numrit të qytetarëve të interesuar për të emigruar…