Kryeministri kritikon inspektorët, janë selektiv në raste të caktuara

13 gusht 2020 | 15:54

Kryeministri Avdullah Hoti është ankuar në punën e inspektorëve në teren që po inspektojnë zbatimin e masave anti Covid.

Ai ka treguar se me shqetësim ka pranuar informatën se në raste të caktuara, inspektorët janë selektiv ndaj atyre që nuk respektojnë  masat.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo nuk do të tolerohet.

Postimi i plotë i Hotit:

Sot, në konsultimin që kisha me policinë, inspektoratin sanitar, Ministrinë e Shëndetësisë, institucionet tjera ndihmese dhe nivelin komunal, jam informuar për aktivitetet në teren në mbikëqyrje të zbatimit të masave. I falënderova për angazhimin dhe kërkova të zbatohen masat pa pardon.

Shumë shpejt do ta rrisim prapë numrin e inspektorëve sanitar. Nuk do të këtë tolerancë ndaj shkelësve të masave që po rrezikojnë jetën e qytetarëve, e as ndaj atyre që nuk respektojnë inspektoratin dhe policinë duke i penguar në kryerjen e detyrës.

Me shqetësim pranova informatën se në raste të caktuara, inspektorët janë selektiv ndaj atyre që nuk respektojnë masat. Kjo nuk do të tolerohet. Nesër do të kem raport me shkrim nga institucionet përkatëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komanda Rajonale e KFOR-it Lindje filloi sot për të planifikuar…