Kryeministri kroat kërkon informacione nga inteligjenca ushtarake rreth pilotit kroat të dyshuar për spiunazh në Kosovë

02 shtator 2025 | 12:27

Piloti i arrestuar kroat dhe  e dashura e tij serbe nga Kosova, të arrestuar nën dyshimet për spiunazh, ka qenë temë diskutimi e kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq me drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë Ushtarake të Kroacisë.

Piloti dyshohet se ia ka kaluar të dhënat që kishte mbledhur gjatë qëndrimit në Kosovë të dashurës serbe, e cila më pas ua ka kaluar ato udhëheqësve të Listës Serbe në Kosovë, e cila punon ngushtë me qeverinë serbe dhe Aleksandër Vuçiqin.

“Prita drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë Ushtarake, gjeneralmajor Ivan Turkalj, në lidhje me hetimin që po zhvillohet kundër një oficeri të Forcave të Armatosura të Ushtrisë Kroate dhe një personi tjetër nën dyshimin për kryerjen e krimit të spiunazhit”,  ka shkruar kryeministri kroat në rrjetet sociale.

“VSOA, Zyra e Prokurorit të Shtetit të Republikës së Kroacisë dhe institucione të tjera kompetente po kryejnë të gjitha aktivitetet e nevojshme për të mbrojtur interesat shtetërore dhe sigurinë kombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Llogaritë Qeveritare…