Kryeministri Kurti arrin në Kuvend, s’përgjigjet nëse i ka votat
                15 prill 2025
                |  10:10
            
        Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet sot. Deputetët tashmë kanë filluar të hyjnë në Kuvendin e Kosovës, ku pas pak pritet të fillojë seanca konstituive.
E në Kuvendin e Kosovës ka arritur dhe kryeministri Albin Kurti. Mirëpo ai nuk i është përgjigjur nëse i ka votat apo jo.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        