Kryeministri Kurti dhe komandanti i KFOR-it rikonfirmojnë bashkëpunimin

27 shkurt 2020 | 15:13

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Haki Abazi, kanë pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Michele Risi me bashkëpunëtorë.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, në këtë takim është rikonfirmuar përkushtimi për bashkëpunim të afërt ndërmjet kryeministrit Kurti dhe komandantit të KFOR-it, përbrenda mandateve që kanë.

“Kryeministri shprehu falënderimin në emër të qytetarëve të Kosovës për rolin e vazhdueshëm të KFOR-it në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë territorin e Kosovës. Po ashtu, ai vuri theksin në qëllimin e integrimit të Kosovës në NATO si aspiratë që do të realizohet domosdoshmërisht në të ardhmen. Në këtë fazë, bashkëpunimi i KFOR-it me Ministrinë e Mbrojtjes është i një rëndësie të veçantë Komandanti i KFOR-it theksoi se nën mandatin e tij të OKB-së, KFOR-i do të vazhdojë përpjekjet e tij për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës. Ai gjithashtu ritheksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, si dhe angazhimin për koordinim institucional në interes të sigurisë në Kosovë”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Më tutje, sipas këtij njoftimi, komandanti i KFOR-it e ka njoftoi kryeministrin se nën mandatin e KFOR-it, dhe në kuadër të përgjegjësive të menaxhimit të hapësirës ajrore të autoriteteve të NATO-s, me ndihmën e Hungarisë dhe Islandës, po vazhdojnë përpjekjet për hapjen e korridoreve të reja ajrore.

“Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shprehën edhe një herë gatishmërinë për derë të hapur për komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm. Komandanti i KFOR-it i dorëzoi kryeministrit stemën e komandantit të KFOR-it”, është thënë në këtë njoftim.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fshat në Zvicër mund të evakuohet për më shumë…