
Kryeministri Kurti emëron një këshilltare
14 dhjetor 2021
| 13:32
Kryeministri Albin Kurti, ka emëruar Elizabeth Katherine Gowing, këshilltare politike për çështjet e komuniteteve.
Gowing ka studiuar në Magdalen College – Oxford, dhe ka përfunduar studimet master në Institutin e Arsimit, Universiteti i Londrës.
Ajo ka punuar në politika arsimore dhe në arsimin fillor në Britani të Madhe.
Që nga viti 2006, kur është zhvendosur në Kosovë, Gowing është angazhuar në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, me fokus te komunitetet joshumicë.
Është autore e pesë librave, nga të cilët katër janë për Kosovën dhe Ballkanin. Ka përkthyer edhe dy libra nga gjuha shqipe, biografinë e Adem Demaçit dhe kujtimet e Hasan Prishtinës.