Kryeministri Kurti flet për bashkimin kombëtar: Janë dy shtete por, jo dy kombe

15 shkurt 2023 | 23:38

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth bashkimit kombëtar.

Ai në një intervistë në TV Klan ka thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet ta forcojnë bashkëpunimin mes tyre.

“Janë dy shtete por, jo dy kombe”, tha Kurti.

Kurti u pyet se a është ende  “flamurtar” i bashkimit, ai u përgjigj:

“Ky ideal është i rilindasve tanë dhe nuk është një ideal që e përzgjedhim ne. Besoj që është një intencë historike që na ka përzgjedhur neve. Dhe në këtë kuptim, ne jemi në shërbim të tij”, u shpreh Kurti.

“Po padyshim, çfarë duhet të bëjmë ne është që duhet të forcohet dhe të bashkëpunojnë sa më shumë edhe Kosova, edhe Shqipëria”, shtoi i pari i ekzekutivit kosovar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Shqipërisë ka ndarë 1 milionë euro për të…