Kryeministri Kurti, gazetarëve: Nuk ka nevojë që Beogradi t’iu gënjejë më shumë

18 prill 2022 | 12:38

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, foli gjatë gjithë vikendit se si Mbretëria e Bashkuar ka dërguar armatim në Kosovë duke thënë se për këtë do të kërkojë shpjegim edhe nga kryeministri i Britanisë së Madhe.

Për këto deklarata është pyetur sot kryeministri Albin Kurti nga gazetarët ku këta të fundit u ofenduan nga shefi i ekzekutivit.

Në një përgjigje dhënë mediave, Kurti kërkoi që deklaratat që vijnë nga Beogradi të mos merren si fakte.

“Nuk ka nevojë që ata (Beogradi), t’iu gënjejnë më shumë… e që ta kuptoni se nuk duhet më t’i besoni asnjëherë”, u tha ai gazetarëve.

Ai i rekomandoi gazetarët që informacionet të merren nga institucionet e vendit.

“Hapat e mëtutjeshëm që ne ndërmarrim duhet t’i merrni informacionet vetëm nga Ministria e Mbrojtjes, nga Forca e Sigurisë së Kosovës, nga ministri Mehaj, nga komandanti Jashari e kurrsesi nga Beogradi. Nuk ka nevojë që ata t’iu gënjejnë më shumë…”, ka deklaruar Kurti para gazetarëve.

Ndryshe, Kurti dhe ministrat e tij po ndjekin një qasje arrogante ndaj mediave kur ato u bëjnë pyetje. Javën që shkoi, Ministri i Brendshëm Xhelal Svecla përdori gjuhë të papranueshme ndaj gazetares e cili e pyeti për punësimin e motrës, në një konferencë ku Sveçla po fliste për sulmet ndaj policisë në veri. Ai i tha gazetares se po flet “budallallëqe”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes së Britanisë tha se rrethimi i vazhdueshëm…