Kryeministri Kurti liron nga detyra zëvendësministrin e Mbrojtjes, Enver Dugolli

01 prill 2021 | 16:47

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Mbrojtjes, Enver Dugolli.

Nëpërmjet një letre drejtuar Kryeministrit Kurti, zëvendësministri i Mbrojtjes Dugolli, ka kërkuar që të lirohet nga të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara nga vendimi paraprak për emërimin e tij.

Arsyeja e dorëheqjes së zëvendësministrit Dugolli ka të bëjë me certifikimin si Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou, e…