Kryeministri Kurti ngushëllon Kadri Veselin për vdekjen e nënës

07 janar 2022 | 15:35

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së ish-kreut të Kuvendit dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Përmes një njoftimi të lëshuar nga Zyra Kryeministrisë, thuhet se Kurti me keqardhje e ka marrë këtë lajm.

“Me keqardhje mora lajmin e ndarjes nga jeta e Ajshe Veselit. Në këtë ditë pikëllimi, në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shprehë ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli, tha kryeministri Kurti”, është thënë në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…