
Kryeministri Kurti për “The Telegraph”: Serbia po kërcënon me luftën e tretë ballkanike
05 nëntor 2021
| 15:24
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën britanike “The Telegraph” ka thënë se Serbia është duke kërcënuar që ta ndez luftën e tretë Ballkanike.
Shefi i Qeverisë së Kosovës siç shkruan “The Telegraph”, ka akuzuar serbët se po veprojnë “siç kishte vepruar Gjermania në mes të luftërave botërore”.
🔴EXCLUSIVE: Serbia 'threatening third Balkan war', warns Kosovan prime minister https://t.co/iyJdYwAdMg
— The Telegraph (@Telegraph) November 5, 2021