
Kryeministri Kurti sot takohet me kryeministrin grek
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka qëndruar në Athinë të Greqisë. Ai ka marrë pjesë në darkën joformale dhe diskutimin mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.
E sot kryeministri ka një takim me homologun grek.
Takim të ndarë ka paralajmëruar kryeministri grek në publikimin e agjendës ditore. Sipas kësaj agjende, Mitsotakis do t’i ketë tri takime, dy me presidentët e një me kyeministrin Kurti.
Fillimisht takim do të mbajë me presidenten e Moldavisë, Maia Sandu, më pas me atë të Malit të Zi, Jakov Milatoviq.
Takimi me Kurtin është paralajmëruar të ndodhë në orën 10:45.
Kjo është agjenda e publikuar nga mediet greke:
Ora 09:00 Takimi dypalësh me presidenten e Moldavisë Maia Sandu
Ora 10:00 Takimi dypalësh me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq
10:45 Takimi dypalësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti