Kryeministri Kurti takohet me Ndihmës-sekretarin O’Brien

11 nëntor 2023 | 16:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Ndihmës-sekretarin amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, gjatë qëndrimit në Paris.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka thënë se O’Brien ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën.

“Diskutuam përparimin e shpejtë ekonomik dhe demokratik të Kosovës – i njohur gjerësisht nga organet ndërkombëtare”, ka shkruar kreu i ekzekutivit Albin Kurti.

Ai tutje ka thënë se ka përsëritur përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO – si objektiva kryesore strategjike

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ajrore amerikane kanë ngritur për herë të parë në…